Enigma Vila, hije dyshimi mbi transferimin në Azerbajxhan

0
SHPËRNDAJE

vila-660
Vila pas një goli në Greqi

Ështe thënë se ish-lojtari i Partizanit dhe deri para pak ditëve i Kerkyrës në kategorinë e dytë greke, Emiliano Vila ka firmosur në Azerbajxhan te Inter Baku, ekipi që eliminoi Laçin nga Liga e Europës këtë verë. Kanë kaluar jo pak ditë që atëherë, mirëpo emri i Vilës ende nuk po shfaqet në faqet e klubit azer apo në lajmet sportive atje. Jo vetëm kaq. Nuk ka asnjë fotografi, asnjë prezantim zyrtar, për të mos përmendur pastaj që nuk ka asnjë shenjë të Vilës nëpër stërvitje apo grumbullime për ndeshjet e kampionatit. Madje, as në arshivën ndërkombëtare të transferimeve transfermarkt.de nuk ka asgjë, biles aty vazhdon të rezultojë që Emiliano Vila vijon të jetë pjesë e AO Kerkyra të Greqisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.