Enigmat e Tiranës…

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Tiranës në pamje të parë është dukur si një pretendente për titullin kampion, sidomos pas fitores ndaj Skënderbeut, ku për më tepër bardheblutë dominuan edhe në lojë.

Skuadra e Tiranës gjatë një seance stërvitore
Skuadra e Tiranës gjatë një seance stërvitore

Largimi i trajnerit Ilir Daja, ka ndëshkuar bardheblutë në dy aspekte.

E para, nëse ka pasur prapaskena apo skenar për të larguar trajnerin për politika të klubit, janë humbur pikë në tabelën e klasifikimit që s’mund të rikuperohen në ndeshjen që janë përdorur për të fundosur Dajën.

E dyta, ardhja e Mirel Josës, ka dhënë një frymë të re, por në aspektin matematikor Tirana është “ në vend numëro”.Tirana 1

Një tjetër anë negative e Tiranës është fakti se afrikanët janë të privilegjuarit e klubit, apo politikave të tij. Pa u hequr meritat, pasi 2-3 prej tyre janë lojtarë me kualitet të konsiderushëm dhe askush s’mund ta hedhë poshtë këtë fakt, duhet parë edhe ana tjetër e medaljes.

Tirana në stërvitje
Tirana në stërvitje

Askush në kampin bardheblu nuk flet për lojtarët që nuk aktivizohen, kur bëhet fjalë për emra si Gilman Lika, Ansi Nika, Erjon Vucaj apo shto këtu edhe lojtarë të tjerë, të cilët e njohin mjaft mirë kampionatin tonë dhe kanë një përvojë të konsiderueshme mbi supe.

Tifoze te Tiranes, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Skenderbeu i Korces, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.
Tifoze te Tiranes, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Skenderbeu i Korces, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.

Me të vërtetë disa prej tyre janë aktivizuar në Vlorë, por futbolli nuk është sot për sot. D.m.th, të harruar deri dje, sot lojtarët e “harruar” s’mund të bëjnë magjinë. Për më tepër edhe ana psikologjike nuk është  e duhura, pasi të vendosesh vetëm për një moment të vend të Likës apo dikujt tjetër, e di mjaft mirë se mendimet spontane janë të tilla: Sa do mirë të luajë, klubi sërish do të privilegjojë afrikanët.

tiranaNdaj dhe intrigat në kampin bardheblu janë të shumta, për më tepër lojtarët e pakënaqur kanë nisur kontaktet me klubet e tjera, kjo si pasojë e mërzisë që po kalojnë në mungesë të aktivizimit.

Mos harroni këtu projektin e nisur nga trajneri Daja me lojtarë të rinj shqiptar të dalë nga Akademia e Tiranës, të cilët një vit më parë morën hapësira, sot janë “zhdukur” dhe aktivizimi i tyre është me pikatore. /Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.