Entonjo Pashaj një hap larg Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Pas largimit nga Tirana mbrojtësi Entonjo Pashaj nuk ka humbur kohë për të gjetur ekipin e ri. Pas 6 sezonesh tek bardheblutë tashmë mbrojtësi është gati të nisë një aventurë të re. Sipas raportimeve më të fundit, Pashaj është pranë një akordi me skuadrën e Flamurtarit dhe pritet që sot të zbarkojë në Vlorë për te firmosur me ekipin kuqezi.
image
Entonjo Pashaj u largua nga Tirana pas përplasjeve me trajnerin Muça, dhe tashmë është gati për aventurën e re tek Flamurtari. Ekipi i drejtuar nga Stanislav Levi është në kërkim të një mbrojtësi pas dëmtimit të Debatik Currit dhe mos arritjes së akordin me mbrojtësin Sheta, duket se tani do të jetë ish-mbrojtësi i Tiranës alternativa më e mundshme për zëvëndësimin e mbrojtësit të dëmtuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.