Enver Hoxha, tifoz i Brazilit?

0
SHPËRNDAJE

Vështirë të thuhet se diktatori Enver Hoxha ka patur për zemër sportin, e futbollin në veçanti edhe pse gjatë kohës së monizmit ju dha një përparësi e madhe masivizimit dhe përhapjes së frymës sportive në vend, diçka që sot jo vetëm është harruar por cilësohet deri edhe demode. Nuk mbahet mend ndonjë rast kur Enveri të jetë vetëshpallur simpatizant i ndonjë ekipi brenda apo jashtë vendit.

Kohët e fundit ka dalë në qarkullim një kopje e një letre urimi që pretendohet të jetë autentike por që mbetet për tu konfirmuar si e tillë, ku diktatori Hoxha i uron kryetarit të Partisë Komuniste të Brazilit, Joao Amazonas, fitoren e kampionatit Botëror 1970. Ekipi i atëhershëm brazilian kishte në përbërje perla të tilla si Pele, Jairzinho, Everaldo, Rivelino, Tostao, Clodoaldo, Felix, Brito, Carlos Alberto, Gerson e të tjerë.

per tu vertetuar
Letra e pretenduar e Enver Hoxhës për Joao Amazonas

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.