Eqerem Muharremi dhe Shefqet Veliu nderohen me kupën “Çamëria” (foto)

0
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Basketbollit dhe shoqata “Çamëria” në bashkëpunim me gazetarin sportiv Moisi Dalipi, organizuan ditën e dielë në pallatin e sportit në Vlorë një ndeshje basketbolli në vlerësim të dy ish-basketbollistevë vlonjatë, Eqerem Muharremi dhe Shefqet Veliu.

Gjithçka ishte konceptuar si një shfaqje e bukur sportive ku u ballafaquan ekipi i Flamurtarit i viteve 1965-1980 me skuadrën e tanishme. Pas ndeshjes u shpërdanë trofetë e rastit, medalje për të gjithë sportistët, dy kupa të emërtuara “Çamëria” për dy protagonistët Eqerem Muharemi dhe Shefqet Veliu, si dhe vlersimet e kryera nga F.SH.B.-ja duke i vlerësuar këto dy figura të sportit vlonjat me pllakat mirënjohje.

Të pranishëm në aktivitet ishin spordashës vlonjatë, dashamirës të sportit, sekretari i F.SH.B.-së Korab Llazani si dhe anëtari i kryesisë Bashkim Milo. Për të dyja skuadrat u shtrua një koktej që kaloi mes kujtimesh të shumta dhe nostalgjisë sportive.

11224251_1505090243117171_3719528328727692152_o 12002395_1505089889783873_3346990583981254732_o 12015142_1505089353117260_2392521991206559413_o 12027100_1505089366450592_3722649182376620195_o 12034173_1505089679783894_2489253019644810681_o 12038884_1505090306450498_8760067601214810308_o 12045528_1505089489783913_6833692359106827863_o 12087084_1505089363117259_6380067859394750982_o

S'KA KOMENTE

Comments are closed.