Erdhi me shumë bujë por Tirana i bën gati valixhet…

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë/ Prurjet nga jashtë vendit në vendin tonë janë të shumta, kjo si pasojë e numrit të vogël të lojtarëve që qarkullojnë në tregun tonë, që sjell edhe rritjen e kërkesave financiare të futbollistëve.

Duke qenë se të rinjve pak u besojnë, zgjidhja është të marrin futbollistë nga jashtë. Vjet Tirana afroi disa të huaj, afrikanë kryesisht. Dy prej tyre u shitën, Mervejl dhe Akua, ndërkohë që në klubin bardheblu kanë ardhur rreth 650 mijë euro.

Kjo bëri që drejtuesit të shihnin sërish në kontinentin afrikan dhe si “goditja” e madhe erdhi këtë verë mesfushori Hardi Binguila. 21-vjeçari që luan me Kongon ka luajtur vetëm në dy ndeshje, me Pogradecin në kampionat dhe me besën në Kupë, ndërsa më pas e ka ndalur një dëmtim.

Ende nuk është rikthyer dhe mbetet mister kur mund të jetë gati, por sipas asaj që raporton “Sport Ekspres”, mesfushori mund të largohet që në janar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU