Ergys Kaçe titullar dhe protagonist kryesor në fitoren e PAOK (video)

0
SHPËRNDAJE

Jo vetëm që nuk ka munguar mesfushori shqiptar Ergys Kaçe në takimin e së dielës të PAOK ndaj Atromitos, por ka qenë titullar dhe ka luajtur të gjithë takimin, duke qenë ndër më të dalluarit në një fitore të vështirë 1-2 të arritur vetëm në fund të ndeshjes. Ka qenë bullgari i njohur Dimitar Berbatov dhe sllovaku Robert Mak që kanë përmbysur në fund avantazhin e vendasve të cilët kishin kaluar përpara me golin e argjentinasit Javier Umbides.

Ne të dy rastet e golave të PAOK-ut, ka qenë mesfushori shqiptar që ka krosuar nga goditjet e këndit, në rastin e parë ka shërbyer saktë për Berbatov që ka shënuar dhe në rastin e dytë ka krosuar përsëri për Berbatov që i ka lënë topin sllovakut Mak që ka shënuar për të siguruar një trepikësh tejet të vlefshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.