Erikson, milioneri që do të gjykojë Shqipëri-Portugali

0
SHPËRNDAJE

Pas skocezit, një suedez për Kombëtaren shqiptare. Jonas Erikson është gjyqtari i caktuar nga UEFA për ndeshjen Shqipëri-Portugali, që luhet të hënën në Elbasan. Bëhët fjalë për një 41-vjeçar, i cili ka marrë nofkën e gjyqtërit milioner, përderisa ka qenë një ish-gazetar dhe ka pasur aksione në një kompani mediatike sportive suedeze “IEC”, duke i shitur për rreth 10 milionë euro.
erikErikson ushtron profesionin e gjyqtarit prej vitit 1994. Suedezi e ka gjykuar përfaqësuesen kuqezi edhe në eliminatoret e Euro 2008, kur kemi barazuar 0-0 në Bullgari. Ndeshja e fundit ndërkombëtare që ka drejtuar ishte ajo e “play-off”-it të Champions League mes Lacios e Leverkusenit në Romë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.