Erion Braçe tallet Dukën: Nuk fiton, kur luhet drejt .

0
SHPËRNDAJE


Erion Braçe, deputeti i PS-së, një nga kontestuesit më të fortë publik të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, nuk e ka lënë t’i ikë rasti, pa e thumbuar kreun e futbollit shqiptar për humbjen që pësoi në Helsinki, në garën për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Braçe shkruan: PO JU SI MENDONI? SI NJË ÇLIRIM!! TANI ÇLIRIM FUTBOLLIT PERMES KUFIZIMIT TE MANDATEVE PA FUND NË FEDERATË!!

UEFA ka marrë dy vendime të rëndësishme; I pari, ai i kufizimit të mandateve në tre, për drejtuesin e UEFA-s dhe Komitetin Ekzekutiv të saj. I dyti, ai i zgjedhjes se Komitetit Ekzekutiv, pas tallazeve të mëdha në këtë institucion prej korrupsionit. Për të parin, unë shpresoj shumë që ky rregulli i kufizimit të mandateve për UEFA-n të vlejë edhe për federatat anëtare, duke i dhënë fund sundimit pafund edhe në futbollin shqiptar. Për të dytin, Ai nuk ia doli, nuk fitoi!! E kishte një përpjekje personale, legjitime për cilindo, me thënë të drejtën, por kaq.

Kur një garë krejt rutinë, dikush ta kthen përmes TV-së thuajse në një ndeshje të madhe, natyrisht ka gjasë ta bëjë edhe groteske. Kështu ndodhi; Të sigurt në “fitore”, sepse Ai po hyri në garë nuk mundet, thonë oborrtarët. Nuk iu mjaftoi Erseka, ku Ai hyri në garë dhe u mund keq, shumë keq. Duhet të shkonin në Helsinki për të provuar dy gjëra: Ai nuk fiton, kur luhet drejt; Ai fiton veç në zyrat e tij! Nejse, po e përsëris, humbja as që vlen për lajm. Lajm është kufizimi i mandateve. Tani, edhe një darkë me sushi dhe kthehuni. Na duheni për rregullin e kufizimit të mandateve!!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU