Erion Veliaj për Tiranën: Nuk i bëjmë paratë rrush e kumbulla

0
SHPËRNDAJE

I ftuar në mëngjes në emisionin “Koha për tu Zgjuar” në televizionin News24, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është ndalur duke folur edhe për skuadrën e futbollit të Tiranës.

Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj dhe deputeti Xhemal Qefalia, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Partizani, 1-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane./r/n/r/nMinister of Youth and Social Welfare Erion Veliaj and Xhemal Qefalia during the Albanian Super League football match Tirana vs Partizani, 1-2, at the Qemal Stafa stadium in Tirana.
Erion Veliaj gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Partizani, 1-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane.

“Paratë e taksapaguesve s’mund të vihen në dispozicion të klubit të Tiranës për një gabim që kanë bërë drejtuesit e mëparshëm ku një lojtar që ka luajtur vetëm 7 minuta duhet paguar 130 mijë euro. Mendoj se edhe Cristiano Ronaldo nuk merr 130 mijë euro në 7 minuta.

Paratë e taksapaguesve s’mund t’i bëjmë rrush e kumbulla për të plotësuar batutat e ndonjë politikani. Unë e simpatizoj skuadrën e Tiranës, ashtu sic dua edhe ekipet e tjera të kryeqytetit si Partizani, Dinamo në futboll apo edhe në lojërat me dorë si Farka dhe Dajti.

Më shqetëson më shumë fakti se kemi fëmijë obezë, 20% e tyre janë kështu në Tiranë, duke u marrë me sport do të ndalojmë problemet e tyre. Kjo është ajo që unë inkurajoj.- tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, i ftuar në News24.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.