Erjon Braçe i zhgënjyer: Kryeministër, në Vlorë duhet një teatër dhe jo stadium

0
SHPËRNDAJE

brace-1-700x467_1463600799-2433439Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale Braçe, i njohur si tifoz i zjarrtë i Partizanit e kap pothuajse me të gjithë, duke i kërkuar kryeministrit që në Vlorë të ndërtojë teatër dhe jo fushë futbolli duke e lidhur me ndeshjen e sotme, që pas fitores së korçarëve Partizanit iu shuajt ëndrra për kampion.

Ja çfarë shkruan brace në Facebook:

“PER PARTIZANIN!!

MIRNJOHJE PER DJEMTE NE FUSHE DHE KARSHINE E KUQE!!

GARA U VRA SERISH; BESIMI NE GARE U SHKERMOQ!!

BETEJE ME MAFIA-N E FUTBOLLIT, SOT, PA KOMPROMIS!!

Po, me shkuan dhe lot!!

Besoj qe Sokol Balla prej Top Channel u interesua per kete;

Nuk me vjen turp ta them, nje burre qan edhe per pasionet e tij,

PARTIZANI eshte njeri.

Por e dini cfare;

Lote me shkuan per GAREN qe vdiq edhe nje here tjeter sot.

Vdiq qe ne 10 minutat e para, mu ashtu sic na njoftuan dje.

Kush do perpiqet te me tregoje se, ai ne Vlore eshte rezultat sportiv, te mos lodhet kot,

kam ndeshjen e Partizanit ne Vlore, ekipin e asaj dite, si lakmues per te dalluar teatrin sot!!

Degjova Endi Tufen per “ndeshjen e bukur” luajtur ne Vlore dhe mu dhimbs, degjova dhe kryeministrin tim te angazhohej perseri per nje kompleks sportiv ne Vlore dhe, u binda sa gabim e ka-pas te sotmes ne Vlore, per te tilla ngjarje duhet Teater kryeminister, teater per aktore si ky Krasniqi e si ky lojtari i madh i kombetares Curri, jo nje arene per atlete te ndershem, futbolliste quhen me specifikisht!

Lote me shkuan edhe per besimin, besimin ne gare te ndershme, sportive se pari, besimin ne merite, besimin ne nder.

Shihja ne krah Presidentin e Federates se Futbollin dhe bindesha se cfare tallje e madhe “gara” ne 6 javet e fundit, jo vetem per Skenderbeun, por per nje seri ndeshjesh te kombinuara ne rrugen e ketij ekipi.

Tani po e sfidoj kete President;

ARMANDO, BEJ PUBLIKE RAPORTET QE PERMES UEFA-S, SJELL TEK TI NE FEDERATE SPORTRADAR ME QENDER NE LONDER!

RAPORTET PARAPRAKE DHE RAPORTET PERFUNDIMTARE TE HETIMIT!

Po le menjane cka ndodhur me arbitrat ne ndeshjet kyc, ne dem e ne favor, te “personalizuara”.

Kerkoj te publikosh vetem keto raporte!!

As mos u mundo te ikesh duke me treguar si politikan e gjithe sa kerkoj ta tregosh si nderhyrje politike ne punet e futbollit!!

Nuk eshte keshtu;

Eshte thjesht ceshtje transaparence,

nje proces qe kjo federate e urren,

ne cdo aspekt-jo vetem ne kete per te cilin po shkruaj,

por edhe ne aspektin e financave, ligjshmerise se tyre,

pastertise se parave qe qarkullojne ne futboll.

E di qe jane konfidenciale, por me kushtin qe ju te merrni masa,

masa qe kurre nuk u morren dhe vrane garen, besimin ne gare.

Tani “gara” qe ju organizoni mbaroi;

Tani transaparenca vlen.

Beni gabim te madh nese mendoni se une kam bere gjithe kete kohe tifozin, jo, kam bere edhe ate qe di te bej me mire, te hetoj, te gjej, te kem!!

Transparence tani, ndryshe do e bej une!!

Per te rikthyer garen dhe besimin ne te!!

Ne fund kam dy falenderime;

I pari per Partizanin, pasionin e kuq qe me ka dhene pa fund kete vit, emocion, gezim, trishtim, lumturi, keqardhje, krenari.

i jam mirnjohes per kete e dua te falenderoj nje me nje, Albanin-kapitenin tim ne nje sakrifice qe vec ai mund ta bente, Arbnorin e jashtezakonshem- vec kjo federate e ndalon ti sherbeje kombit, Xhimin- megjithe luhatjet e tij sportive, Atanden- te huajin jetik si garanci tek ky ekip, Trashin-motorin e majte qe dha gjithcka, Kalarin e domosdoshem per te bere mire, Labin e palodhur, Onin-nje tjeter atlet te sakrifices, Idin- ate qe nuk u shua kurre si fuqi kudo ne ate fushe, identitar per Partizanin e vrullshem, Vilen-ate qe nuk u dorezua asnjehere deri ne fundin e fundit, te gezimit qe ben diferencen ne kete kampionat, fitoren ne Korce, Torrasen qe u bashkua per te ndihmuar dhe ja doli me se miri, Bardhin dhe Filin-dy te rinjte qe garantojne te ardhmen e ketij ekipi ne 10 vitet qe vijne, Xhevon-te majtin e jashtezakonshem te ketij kampionati, askush tjeter nuk eshte si ai, me golin ne gjak e shpirtin fitues deri ne fund!!

Cilindo tjeter qe beri te gezojme pa fund kete here!!

I dyti per Guerrils, grupimin me te madh te tifozeve te kuq, te jashtezakonshem ne gezimin dhe trishtimin e tyre, ne mbeshtetjen ne bore, shi, diell, ne te ftohte nen zero e te nxehte pa fund!!

Une nuk njoh shume nga ata djem, por e them me plot goje;

JENI TE JASHTEZAKONSHEM!!

TE GJITHE!!

Jeton e di qe je i merzitur, gjithe diten te sigurova te mos kishe merak, te besoje ne zot, por dije, ata, SISTEMI, jane te afte te thyejne dhe vullnetin e Zotit me parate e tyre!!

Me kete kemi pune tani, une i pari.

Per te mos zhgenjyer kurre me ate mijera njerez, te moshuar, burra, gra, familjare, djem e vajza, junior, qe ishin sot ne stadium, ne fakt si perhere, qe ishin sot ne stadium!!

Po e perseris;

ATA JANE TE JASHTEZAKONSHEM!!

Une i pari i detyrohem nje beteje per te rikthyer besimin ne gare,

ne gare te ndershme sportive!!

Nje duartrokitje te madhe per KARSHINE E KUQE!!

Po e mbyll ketu;

Gaz, te jam mirnjohes per keto tre vite te ringritjes pa kthim, posacerisht per kete vit-gjithcka qe bere per ekipin, per djemte dhe ne tifozet qe e duam pa fund kete fanelle!!

E di qe ky fund dhemb, por ti, Marta, vajzat e tua tifoze deri tek Perla e vogel, ne te gjithe, jemi tek Partizani sepse jemi te forte!!

Mos harroni;

Nuk bleme, nuk shitem, garuam ndershmerisht,

MUNDEM GJITHKEND NGA ATA QE MBURRESHIN SI TE FORTE, I MUNDEM NE SHTEPINE E TYRE TE GJITHE, ASHTU SIC ISHIN ME PUSHTETIN DHE PARATE QE VUNE NE PUSHTET E QE I KANE AKOMA, NE NJE FITORE TJETER TE RREJSHME, TE MUNDUR NDERSHMERISHT PREJ NESH!!”.

/Gazetaexpress.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.