Erjon Vucaj dhe Qaqi: Meritat shkojnë për Nicën

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Erjon Vucaj u rikthye te goli, ndërkohë që për Harallamb Qaqin ishte goli i dytë radhazi në shtëpi dhe normalisht kjo i gëzon ata.

Që të dy lojtarët janë në një mendje, teksa theksojnë se kanë edhe dy finale për të luajtur, ndërkohë që pranojnë në deklaratën e tyre për “Sport Ekspres” se ardhja e Nicës ka sjellë ndryshim në skuadër.

VUCAJ – “Kemi fituar një nga tre finalet që na kishin mbetur dhe tashmë presim të luajmë edhe dy të tjera. Në shtëpi nuk duhet të gabojmë dhe ndaj Vllaznisë bëmë atë që duhet. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim dhe ia arritëm qëllimin, çka normalisht na gëzon shumë dhe na mban në garë. Tashmë fokusohemi të dy ndeshjet e radhës”.

“Mendoj se me ardhjen e profesor Nicës nuk ka ndryshuar vetëm loja, por edhe mentaliteti i të gjithë lojtarëve, gjë që shihet në fushë. Gjithsesi duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të bëjmë detyrën tonë deri në fund, pasi nuk ka mbaruar asgjë”.

QAQI – “Ardhja e trajnerit na ka ndryshuar shumë të gjithëve. Jemi shumë mirë moralisht dhe e kemi marrë veten. Sa i përket aspektit personal, jam shumë i lumtur për këto dy gola që kam shënuar dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Kemi edhe dy finale, në të cilat duhet të japim maksimumin. Kemi shanse për të qëndruar në Superiore, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim më të mirën në fushën e blertë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.