Ermir Lenjani: Goli i fitores, emocion i madh

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Scored goal in debur match for Nantes 2015-16
Lenjani pas golit

Ndonëse u rreshtua në repartin e prapavijës, Ermir Lenjani ja doli të shënojë një gol të shkëlqyer në ndeshjen debutuese me klubin e tij të ri të FC Nantes, duke siguruar fitoren e çmuar 1-0 ndaj Reims në javën e tretë të Ligës së Parë franceze.

“Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën. Ndihem i kënaqur që luaj këtu, para këtyre fansave të mrekullueshëm që ka Nantes. Më vjen mirë që me golin tim të parë i dhashë menjëhreë tri pikët skuadrës, në përfundim të një ndeshjeje të mirë që luajtëm”.

Përsa i takon golit, ai ka shpjeguar: “Sidomos në pjesën e dytë tentova të shtyja përpara, topi nuk më vinte. Vazhdova të besoj dhe kur topi erdhi, pashë vetëm portën dhe gjuaja pa hezitim. Ndihem shumë i lumtur që shënova, ishte vërtet një emocion i madh për mua”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.