Ermir Lenjani shpreson largimin nga Renes në Janar

0
SHPËRNDAJE


Ermir Lenjani po kalon një moment të “errët” në karrierën e tij te Renes.

Anësori i Kombëtares shqiptare nuk po përfillet fare te klubi ku luan aktualisht, teksa nuk bën pjesë në planet e trajnerit.

Në këtë situatë Lenjani është duke menduar largimin, por edhe rikthimin te Nanta ku luajti sezonin e kaluar.

Megjithatë ofertat pëe Lenjanin nuk mungojnë. Për lojtarin bien sirena nga kampionati gjerman, aty ku edhe më parë u përfol për një kalim te Verder Bremen.

Në merkaton e janarit duket se një tjetër skuadër gjermane është e interesuar për shërbimet e Ermir Lenjanit, por duhet të presim se çfarë do të ndodhë në hapjen e saj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.