Ernest Gjoka bën prapakthehu: Kukësi nuk ka aleanca, është i vetëm!

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka sqaruar edhe njëherë deklaratat e tij të dhëna në emisionin “Rubrika Sportive”, në RTSH dhe keqinterpretimin e tyre.

“Më vjen shumë keq që fjalët e mia keqinterpretohen dhe marrin një kuptim të transformuar. Dua të sqaroj edhe një herë se Kukësi është i vetëm në garën e tij dhe qëndron larg aleancave.

Ne që nga fillimi dhe deri në fund do t’i besojmë vetëm forcës tonë dhe do të japim maksimumin duke punuar dhe sakrifikuar të gjithë si klub. Nëse fjalët e mia keqinterpetohen dhe nxirren kontekste të paqëna nuk është faji im.

E theksoj se ne jemi të vetëm”, – sqaron trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, fillimisht për faqen e klubit verilindor, ndërsa më pas këtë deklaratë e pohoi edhe për minuta90.com. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.