Ernest Gjoka: Duhet të mposhtim Skënderbeun, të lajmë gabimin me Korabin

0
SHPËRNDAJE


Trajneri i Kukësit Ernest Gjoka e ka të qartë se vetëm fitorja ndaj Skënderbeut mund të bëjë të harrohet ai barazim ndaj Korabit. Në një intervistë për SuperSport, trajneri i ekipit verilindor u shpreh:

“Jemi të zhgënjyer që nuk arritëm të fitonim ndaj Korabit, edhe pse patëm shumë raste për të shënuar dhe mbyllur ndeshjen. Për këtë arsye fitorja me Skënderbeun në fushën tonë merr më shumë vlerë. Duke marrë maksimumin më Skënderbeun, shlyejmë gabimet që bëmë me Korabin.”
Ndërkohë për fjalët se presidenti Gjici i ka bërë presion lojtarëve në analizë, Gjoka u shpreh:

“Unë nuk shoh presion te futbollistët e mi por dëshirë për t’u kthyer sa më shpejt te fitorja. Objektivi ynë është kreu i renditjes dhe kjo vjen duke e mposhtur Skënderbeun.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.