Ernest Gjoka: E ardhmja ime në dorë të Gjicit

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / Ernest Gjoka nuk fshihet dhe i thotë të gjitha nga pak. Nga triumfi më i madh në karrierë për të si trajner te falenderimet për presidentin Gjici, për të vazhduar me disa thumba për rivalët, ndërsa jep disa detaje edhe për të ardhmen. Për Ernest Gjokën titulli kampion me Kukësin ishte një sukses plotësisht i merituar që u arrit falë punës së një grupi të bashkuar që kishte nga pas një njeri që bëri gjithcka për të shpallur për herë të parë në histori kampione të Shqipërisë skuadrën verilindore, më mbështetjen e tij morale dhe atë financiare, dhe ai është padiskutim presidenti Safet Gjici.

35 javë pa humbje janë treguesi më i mirë se Kukësi ka merituar gjithcka, por për ti bërë një mbyllje sa më të mirë këtij sezoni fantastik, skuadra verilindore do të synojë të mos humbasë as në sfidën e fundit ndaj Luftëtarit në Gjirokastër për të vendosur një rekord.

Partizani dhe Skënderbeu dy rivalët e Kukësit në garën për titull gjatë këtij sezoni kanë akuzuar verilindorët se janë favorizuar shpesh nga gjyqtarët, por Gjoka e ka një përgjigje edhe për ta.

Trajneri kryqytetas flet edhe për të ardhmen e tij e cila është në dorë të presidentit Safet Gjici , ndërkohë që e konsideron titullin kampion me Kukësin, pa më të vogëlin dyshim si suksesin më të madh në karrierë për të.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU