Ernest Gjoka: Na mungoi fati

0
SHPËRNDAJE

Ernest Gjoka ka folur pas ndeshjes me Korabin, ku Kukësi barazoi me rezultatin 1-1. Trajneri i kuksianëve deklaroi:

“Sot ishte mungesë fati. Sot bëmë një hap fals, por duhet ta rregullojmë ne këtë. Të bësh aq raste, unë mendoj se ishte një ngërç. Nuk ishte nënvleftësim, thjesht ishte mosqetësi para porte. Unë them që na mungoi thjesht çështja e fatit.

Për sa i përket stadiumit, nuk mund të flas unë. Unë jam trajneri. Ne bëmë dy shtylla, bëmë volum loje. Jemi të mërzitur, dhe kemi keqardhje. Ky kampionat është shumë i egër. Ne duhet të gjejmë moralin dhe personalitetin për të vazhduar përpara”, ka përfunduar Ernest Gjoka për mikrofonin e Supersport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.