Ernest Gjoka: Nuk më solli Valteri tek Vllaznia por …

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ernest Gjoka është ende trajneri kampion i Kategorisë Superiore. Suksesi i arritur me ekipin e Kukësit sezonin e shkuar, e bën atë të mbaj ende stofin e kampionit. Megjithatë mjaftoi vetëm një zhgënjim në eliminatoret e Evropës, që Safet Gjici të largonte në mënyrë të menjëhershme nga stoli i Kukësit këtë trajner. Edhe pse më shumë sesa një paaftësi e tij ishte një ironi e fatit ai eliminim i pamerituar i Kukësit nga Sherif Tiraspoli.

Gjoka e sheh veten në një tjetër skuadër këtë sezon dhe më të tjera objektiva teksa Vllaznia duhet të mbijetoj. Përveç krizës së madhe të rezultateve në Shkodër, nuk mungojnë edhe zërat për prishjen e harmonisë në ekip të cilat kanë qenë shpeshherë të pranishme. Një prej tyre ishte debati ku ish-futbollisti i Vllaznisë Edi Martini, ka deklaruar se Gjokën e ka sjellë tek Vllaznia ish-presidenti Valter Fushaj. Gjoka është munduar të sqarojë këtë çështje sa i përket mbërritjes së tij tek Vllaznia sipas asaj që transmeton “ShkodraSport”.

“Këto janë legjenda urbane. Me zotin Fushaj kam njohje, nuk mund ta mohoj. E kam krijuar që në momentin kur kam qenë trajner i Flamurtarit dhe kur kemi ardhur për të luajtur në Shkodër, kemi qëndruar tek hoteli i tij ku dhe na ka respektuar. Ne kemi pirë kafe së bashku duke ruajtur raportin tonë shoqëror. Por theksoj se zoti Fushaj nuk ka lidhje me ardhjen time tek Vllaznia. Këtu në Shkodër dua ta them publikisht, më ka marrë kryetarja e Bashkisë dhe më ka thënë nëse isha i interesuar për të ardhur tek Vllaznia. Askush tjetër”, u shpreh Ernest Gjoka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.