Ernest Gjoka: Të gjitha janë ndeshje vendimtare, kemi 7 finale

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Ernest Gjoka e Karikon Kukësin e tij në garë për titullin kampion. Trajneri i skuadrës kryesuese të Kategorisë Superiore kërkon të marrë maksimumin nga çdo ndeshje pasi deri në fund të sezonit, ai i konsideron të gjitha ndeshjet si finale. Të gjitha ndeshje vendimtare që për trajnerin e Kukësit duhen marrë seriozisht pasi kjo fazë do të masë edhe punën e vetë Gjokës përgjatë një sezoni te skuadra e Kukësit.

Kundërshtari i radhës që do të vizitojë stadiumin “Zeqir Ymeri” është Tirana, një skuadër në krize rezultatesh që tashmë e shikon veten në vallen e mbijeteses, por Gjoka i vlerëson maksimalisht bardheblutë.

Largimi i Hasanit sigurisht që e ka ulur forcën sulmuese të Kukësit dhe Gjoka e pranon, por shton se gjatë javëve të ardhshme do të rikthehet një emër me peshë në repartin e mbrojtjes.

Gjithsesi, edhe për sfidën e radhës Kukësi do të vuajë nga mungesat e shumta pasi Cale dhe Imami janë të skualifikuar, ndërsa Karioka është në dyshim. Një tjetër mungesë me peshë është edhe mbrojtësi Ylli Shameti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU