Ervin Bulku huazohet te Skënderbeu, zyrtatizohet nesër

0
SHPËRNDAJE

Akord mes Tiranës e Skënderbeut për një lojtar që do të huazohet te korçarët vetëm për aventurën e Champions. Bëhet fjalë jo më pak. për kapitenin Ervin Bulku, i cili do të luajë me bardhekuqtë, pas kërkesës që ka bërë presidenti korçar Ardian Takaj, duke gjetur aprovimin e vetë lojtarët dhe të klubit 24 herë kampion të vendit. Marrëveshja është arritur, por sipas asaj që bëjnë me dije burime nga klubi juglindor, do të zyrtarizohet nesër.
blkMë tepër duket se është një dëshirë e mesfushorit veteran për të ndihmuar kampionët e Shqipërisë me eksperiencën e tij që të marrin pjesë në fazën e grupeve të kompeticionit më prestigjoz europian të futbollit. Gjithsesi do ta ketë të mundur të luajë vetëm në ndeshjen e kthimit ndaj Milasmit më 4 gusht, sepse për takimin e parë e ka pasur të pamundur të pajiset me vizë për të udhëtuar drejt Moldavisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.