Ervis Kaja do një skuadër superlige

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë / Ervis Kaja, qendërmbrojtësi kavajas që e mbylli sezonin me Korabin, nuk do të jetë pjesë e dibranëve, pasi dëshira e tij është të mbetet në elitën e futbollit shqiptar dhe ofertat nuk i mungojnë.

29-vjeçari ka një karrierë të pasur, duke luajtur në Superiore me Besën, Laçin, Tiranën, Dinamon, Tomorin dhe Apoloninë, ndërkohë që verën e shkuar iu bashkëngjit skuadrës së Korabit, që asokohe drejtohej nga Artan Mërgjyshi.

Kaja këtë sezon është aktivizuar në 30 ndeshje me dibranët dhe ka arritur të shënojë dy gola, njërin në fitoren me Teutën në Durrës me rezultatin 2-3, ndërsa tjetrin në barazimin 1-1 me Tiranën në “Loro Boriçi”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.