Erzeni “përmbyt” keqas Kastriotin

0
SHPËRNDAJE

erzErzeni mposht Kastriotin me rezultatin 3-1 . Shijakasit e kthyer në Kategorinë e Parë kanë fituar në takimin miqësor të luajtur të shtunën në kompleksin e Pezës. Kastrioti ka luajtur jo me formacionin kryesor, përderisa tekniku Plori ka dashur të provojë të gjtihë elementët në dispozicion. I pari që gjeti golin ishte Troplini, duke i dhënë avantazhin Erzenit për pjesën e parë. Pas intervalit ishte kroati Djarmati, i cili barazoi për krutanët. Mirëpo, megjithëse loja ka qenë tepër e luftuar dhe në disa momente edhe e tensionuar, shijakasit kanë ngulmuar drejt fitores, duke e gjetur falë golave të Rezi e Teqjas. Kështu, skuadra e drejtuar nga Stavri Nica tregoi se do të kërkojë të jetë një pretendente në sezonin e rikthimit në Kategorinë e Parë. Ndërsa, për Kastrioin e Plorit ishte një paraqitje jo e mirë, pas disa lojrave të mira, të shoqëruara me suksese, në miqësoret e mëparshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.