Erzeni rikthen ish trajnerin

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Para disa ditësh u njoftuar se Erzeni do të ndryshonte trajner dhe në krye të ekipit u emërua Sabri Kalleshi, një ish-futbollist i shijakasve.

Së fundmi ka pasur sërish zhvillime, pasi Kalleshi për arsye personale ka menduar të mos e drejtojë skuadrën e Erzenit, duke bërë që drejtuesit të kontaktojnë sërish Dorian Bubeqin, që është rikthyer në krye të skuadrës.

Veç kësaj lëvizjeje, tek Erzeni ka edhe një afrim të konfirmuar, pasi “Sport Ekspres” shkruan se të hënën në stërvitje do të dalë qendërmbrojtësi Jurgen Goxha, që është lënë i lirë nga Besëlidhja, ku ai kishte kontratë.

Gjithashtu po bisedohet me Bledian Rizvanin dhe me shumë gjasa edhe ai do t’i bashkohet skuadrës së Erzenit. Gjithashtu ka edhe largime, pasi sulmuesi Anton Lleshi, autor i 6 golave sezonin e shkuar me shijakasit, nuk do të jetë nën urdhrat e teknikut Bubeqi këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.