Është viti i tij, Rosberg dominon edhe në Kinë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Formula 1/ Para është gjithmonë njëlloj, prova e tretë se kush mund të jetë kampioni i Botës 2016, fiton sërish Nico Rosberg, për të tretën herë në tre gara të këtij viti. E 6-ta radhazi nëse merren në konsideratë dhe tre Cmimet e Mëdha të fundit të 2015. Një seri suksesesh që kalon edhe rekordin e 5 fitoreve radhazi të 2014 të shokut të tij të skuadrës Hamilton. Me këtë sukses Rosberg arrin në kuotën e 17 fitoreve në karrierë, më shumë se cdo pilot tjetër që nuk e ka fituar Botërorin. Pikët e plota, 75 në 75 dhe mbi të gjitha distanca prej 38 pikësh me ndjeësin më të afërt Hamilton është vërtet domethënëse.

imagePara është gjithcka njëlloj, ndërsa Vettel ja doli të përfundonte garën i dyti dhe duhet të jetë i kënaqur për mënyrën se si shkuan gjërat. Mes kthesës së parë dhe të dytë, Vettel me pjesën e përparme preku atë të pasmes së Raikkonen duke shënuar kështu një fillim të vështirë për Ferrarin me pilotin gjerman që humbi një pjesë anësore të makinës përpara. Ricciardo po ja dilte të qëndronte para të gjithëve duke mbajtur pas dhe Rosberg, por vetëm për pak pasi Rosberg e parakaloi në xhiron e dytë dhe australianit më vonë i plasi një gomë. Gjermani nisi garën me vetën i pashqetësuar dhe nga Safety Car që hyri në xhiron e 6-të. Vettel që i ishte dashur të ndalejh për të ndërruar pjesën e përparme kur u kthye ishte i 15, kaloi me radhë Ericsson, Huklenberg, Haryanto, Zainz, Palmer, Button, Bottas, Gutierrez, Ëherein dhe pastaj dhe Perez e Alonso për të arritur në vendin e rtretë. Pas lojës së pit stopeve me Vettel dhe Kvyat që ndaluan për gomat praktikisht bashkë Vettel në xhiron e 35 ja doli të parakalonte për të marë vendin e duytë. Ndërkohë prara hamilton që ishte nisur i fundit kishte arritur në vendin e pestë me Ricciardon që i mbetej ngjitur, me australianin që bëri shumë më tepër duke i dhuruar publikut kinez spektaklin e paparë të parakalimit të një Mercedesi.

Më pas parakaloi edhe Massën duke u renditur i katëryi, mëkat që shoku i tij i Red Bull, Kvyat ishte i pakapshmë me më shumë se 15 sekonda. Aty filloi një tjetër spektyakël, mes Massas i pesti , Hamiltkon i gjashti dhe Raikkonen i shtati. fillimisht braziliani i rezistoi kampionit të botës, më pas ferraristi bëri gjesti9n më domethënës, kaloi Hamilton dhe aty u kuptua se pjesa më e madhe e 29 mijë spektatorëve bënin tifo për kokëkuqen. Raikkonen përufundoi pesti pasi kaloi dhe Massën, që përfundoi garën i gjashti duke i rezistuar Hamilton që u rendit i 7-ti, me podin të konfirmuar xhiro më parë sipas radhës, Rosberg, Vettel, dhe Kvyat, dhe Ricciardon në vendin e katërt. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.