“Esktrakla” : Vendimi zgjati shumë, Kukësi duhej përjashtuar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

“Tejzgjatja e vendimit ishte për arsye të shkeljeve të shumta të Kukësit,” – mundohet të arsyetojë vonesën e vendimit të UEFA-s gazeta polake “Ekstraklasa”. “Kukësi mund dhe duhej të përjashtohej por nuk ndodhi. Megjithatë dënimet e dhëna janë një shenjë e qartë paralajmëruese që barbarizma të tilla në stadiume nuk tolerohen.”

“Lista e shkeljeve të Kukësit është e gjatë dhe shumë e dënueshme. Ndeshja u ndërpre në ’52 pasi lojtari ynë Ondrej Duda u shemb në tokë tragjikisht pasi u godit nga një gur në kokë. Delegatët e ndeshjes nuk e vazhduan lojën ndërsa policia u desh ti shoqëronte lojtarët polakë drejt e në aeroport pasi rrezikonin sulme të tjera nga tifozët shqiptarë.”

“Ndeshja e kthimit do të luhet”, – konfirmoi edhe shefi i klubit Legia, Boguslaw Lesnodorski. “Fatin e fituesit duhet ta vendosë fusha. Fatkeqësisht nuk ndodhi kështu në Tiranë pasi takimi atje u ndërpre nga tifozët shqiptarë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.