Etrit Berisha merr një lajm pozitiv

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Etrit Berisha, portieri i kombëtares sonë edhe i  Atalantas, do të rikthehet në fushë në mesin e muajit janar

Etrit Berisha ka marrë një lajm të mirë. Ai do të rikthehet në fushë në mesin e muajit janar.

Sipas stafit mjekësor të Atalantas, operacioni në menisk, të cilit gardiani shqiptar iu nënshtrua në fillim të muajit dhjetor, shkoi më së miri, ashtu si edhe periudha e parashikuar për rehabilitimin.

Ish-portieri i 2 Korrikut dhe Kalmarit pritet që shumë shpejt të kthehet titullar te Atalanta, për të vijuar paraqitjet e jashtëzakonshme në këtë sezon.

Seria A italiane do të rifillojë pas javës së parë të vitit 2017. Më 8 janar, Atalanta luan ndaj Chievos, ndërsa shpresat që Berisha t’i rikthehet fushës janë në ndeshjen ndaj Lazios, e cila luhet më 15 janar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.