Etrit Berisha qëndron tek Atalanta. Lazio merr Papu Gomezin

0
SHPËRNDAJE


Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, do të mbetet tek Atalanta. Ai brenda pak kohësh pritet të bëhet edhe zyrtarisht lojtar i këtij ekipi pasi deri tani ka luajtur si i huazuar nga skuadra e Lacios.

Sa i përket marrëveshjes financiare për transferimin e tij nga njëri klub në tjetrin, kartoni i Berishës do të vlerësohet 5 milionë euro (nga 7 që mendohej fillimisht) dhe do të jetë pjesë e paketës për transferimin nga zikaltërit te klubi kryeqytetas i sulmuesit Papu Gomez.

Futbollisti i cili pak ditë më parë bëri debutimin me Kombëtaren e Argjentinës, është përforcimi që ka kërkuar trajneri Inzagi dhe falë këtij shkëmbimi që përfshin Berishën, ai do të bëhet pjesë e Lazios, shkruan “Panoramasport”.

Përveç Berishës, Lacialët do të paguajnë edhe 10 milionë euro për të marrë shërbimet e Gomez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.