Etrit Berisha rigjen portën europiane

0
SHPËRNDAJE

etritRikthehet Europa për Lacion, rikthehet edhe Etrit Berisha në portë. Portieri i Kombëtares kuqezi duhet të rigjejë vendin e titullarit në ndeshjen që bardhekaltërit luajnë nesër në transfertën ukrainase ndaj Dnjeprit. Hera e fundit që Berisha ishte titullar mes shtyllave të Lacios regjistrohet në ndeshjen e javës së dytë, që skuadra romane e humbi thellë 4-0 ndaj Kievos që vinte pas eliminimit në “play-off”-in e Champions ndaj Leverkusenit. Ndërkohë që në javën e tretë të kampionatit italian përballë Udinezes (fitoi 2-0) iu zu vendi prej Marketit, i cili vinte nga rikuperimi prej dëmtimit. Tashmë, edhe si rrjedhojë e rotacionit që do të bëjë trajneri Pioli, Etriti është një nga më të sigurtët për aktivizimin e tij në Europa League, që në fakt duhet thënë edhe se është kompeticioni i tij, përderisa ai ka qenë titullar kryesisht edhe gjatë edicionit të kaluar të kompeticionit të dytë të futbolllit europian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.