Etrit Berisha titullar me Lazion: Të luajmë si me Leverkusen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageLegjionarët/ Portieri i Kombëtares shqiptare, por edhe i Lazios, Etrit Berisha, ka folur për mediat italiane pak para fillimit të sfidës Lazio-Bologna. Berisha u shpreh për mikrofonat e “Sky”, ku shpresonte që ekipi i tij të vazhdonte ecurinë e mirë të ekipit ashtu si në play-off të Champions League. Ja fjalët e portierit titullar të Lazios në ndeshjen e sotme: “Duhet të vazhdojmë të tregojmë grintën tonë në kampionat, ashtu si u paraqitëm edhe në Champions League ndaj Leverkusen. E mbyllëm mirë sezonin e kaluar, dhe duhet t’a vazhdojmë ashtu edhe këtë sezon. Duhet të japim më të mirën nga vetja jonë, dhe të shkojmë akoma më larg këtë sezon. Duhet të vazhdojmë performancën ashtu si me Leverkusenin ku ekipi tregoi grintë dhe cilësi të mira. Ajo ishte Lazio e vërtetë.”-ishin fjalët e Etrit Berishës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.