Etrit Berishës i hapet porta e Lacios në Champions

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kësaj i thonë me të pa Zoti! Erit Berisha mund të mbrojë portën e Lacios në “play-off”-in e Champins Leage ndaj Bayer Leverkusenit, pasi Federico Marchetti është dëmtuar, duke lënduar dy brinjë në stërvitje. Lacio do të përballet të martën me gjermanët në stadiumin “Olimpico” të Romës, aty ku shqiptari duhet të jetë zgjedhja e detyruar e bardhekaltërve. Kjo shihet edhe si një shans që Etrit Berisha të mund të bindë trajnerin Stefano Pioli, për ta shikuar si titullari mes shtyllave të skuadrës romane.
etritiFaktikisht, situata rreth 26-vjeçarit është në diskutim, pasi Marcetti është cilësuar si portieri kryesor i Lacio, kurse Berisha, që ka kontratë deri në 2017-n me lacialët, shihet si i dyti duke patur mundësinë të luajë vetëm në Kupën e Italisë. Mirëpo, ja që për atë, tani hapet rruga drejt portës së Champions, duke shpresuar të qëndrojë sa më gjatë aty.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.