“Euro 2016” De Biasi shpall listën paraprake

0
SHPËRNDAJE

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Sot paradite në orën 11.00 trajneri i kombëtares Gianni De Baisi, ka zhvilluar një konferencë për shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit. Dy ishin temat kryesore të saj. Së pari, programi përgatitor i skuadrës kombëtare, i cili do të nisë më datë 23 maj në Austri, për të vazhduar më pas në Itali dhe në Francë.

Së dyti, shpallja e listës së futbollistëve të cilët do të jenë të përzgjedhur për grumbullimin përgatitor. Ai deklaroi se do të ketë 27 futbollistë të grumbulluar. Nga të cilët, 5 do të largohen më datë 31 maj kur do të deklarohet edhe lista zyrtare me 23 futbollistë.
Listën e kam përpiluar vetë, duke i besuar bindjes time, pa ndikimin e askujt. Futbollistëve, ju kam nisur një letër ku i spjegoj qartë se ata janë përzgjedhur për të krijuar një skuadër. Dhe ne do të funksionojmë si të tillë. Ashtu siç kemi vepruar deri më tani”-theksoi trajneri i përfaqësueses Gianni De Biasi.

Më pas ai ju përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve, interesimi i të ciëve ishte mjaft i madh për informacionet në lidhje me skuadrën.
Ja dhe lista e lojtarëve të grumbulluar për përgatitoren e Austrisë:

Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi

Mbrojtës: Cana, Mavraj, Agolli, Hysaj, Lila, Ajeti, Gjimshiti, Veseli, Rrahmani, Aliji

Mesfushorë: Abrashi, Memushaj, Kukeli, Kaçe, Lenjani, Xhaka, Roshi, Shala, Basha

Sulmues: Cikalleshi, Sadiku, Balaj, Gashi, Rashica

S'KA KOMENTE

Comments are closed.