Euro 2016/ Probleme të shumta te Rumania

0
SHPËRNDAJE

13428449_10155154659613018_8974893786755908193_nProbleme të medha fizike te shumica e lojtarëve rumunë, kundërshtarët e ndeshjes sonë të fundit në grup. Kështu raporton më e madhja sportive Prosport.ro duke vënë në dukje faktin se janë vetëm 17 lojtarë nga të cilët trajneri Iordănescu duhet të formojë 11-shen e formacionit bazë.

Janë tre të demtuar, Filip, Rat dhe Pintilii kanë pesuar goditje në ndeshjet e kaluara dhe nuk priten të jenë të gatshëm kundër Shqipërisë. Pritet aktivizimi i Sanmartean, Nicusor dhe Andone.

Megjithatë në kampin rumun egziston besimi në fitore dhe kualifikimin e mëtejshëm ndonëse tifozët bëjnë thirrje për kujdes pasi shqiptarët mund të shkaktojnë ndonjë të papritur. Të dyja skuadrave u duhet fitorja pasi barazimi do ti fundoste me siguri të dyja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.