Euro 2016/Anglia e para që siguron “biletën”, Rooney kap Charlton

0
SHPËRNDAJE

Angli rekordesh, por edhe Rooney rekordmen. Të gjitha në një mbrëmje për “Tre Luanët” që ndoshta më shumë sesa fitores tenistike që siguroi biletën për në Europianin 2016 ndaj San Marinos (6-0), i gëzohen faktit që sulmuesi kryesor është bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave sa i takon Kombëtares. Rooney ka barazuar rekordin e Bobby Charlton në kuotën e 49 rrjetave të cenuara, pasi shënoi nga pika e bardhë e 11-metrave (13′) golin e parë të sfidës që u zhvillua në Seravalle. Tashmë do të ketë mundësinë që në ndeshjet e mbetura, Anglia të luajë praktikisht për golin që do t’i jepte mundësinë sulmuesit të Manchester United të ngjitej i vetëm në krye, duke lwnw prapa Sir Charlton.
Bombei i Anglisw e pati të pamundur të bënte “bis” ndaj San Marinos, megjithëse ekipi i tij shënoi edhe pesë herë të tjera, falë autogolit të Cristian Brolli (30’) e realizimeve të Barkley (46’), Walcott (68’, 78′) dhe Kane (77’). Kjo ishte fitorja e shtatë e Anglisë, pas po aq ndeshjesh, teksa kryeson në Grupin E me rekord prej 21 pikësh, duke qenë kombëtarja e parë që ka siguruar kualifikimin për në Francë.
roonRusi-Suedi 1-0
Në Grupin G, Suedia ka pësuar humbje prej 1-0 në fushën e Rusisë, duke ndezur shpresat e rusëve për kualfikimin direkt në Europian. Këto dy përfaqësuese do të luftojnë në ndeshjet e mbetura për një vend në Francë 2016’.
Ukrainë-Bjellorusi 3-1
Tri pikë të rëndësishme për të mbajtur gjallë shpresat ka marrë edhe Ukrainë pas suksesit 3-1 kundër Bjellorusisë. Megjithatë duket e vështirë që të pretendojë dy vendet e para të grupit C ku hahen kokë më kokë Spanja e Sllovakia.
Estonia e Luksemburgu
Estonia ka mundur 1-0 Lituaninë, duke vijuar të jetë në “valle” bashkë me Slloveninë, për vendin e tretë të grupit E, prapa Anglisë e Zvicrës. Ndërsa thjesht për statistikë ishte suksesi i Luksemburbut ndaj Maqedonisë, skuadër të cilën tani e ka lënë në vendin e fundit të grupit C.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.