Euro 2020 do jetë i veçantë. Hapja në Romë e mbyllja në Londër

0
SHPËRNDAJE

Ndeshja hapëse e Europianit të 2020 do të zhvillohet në Itali, në stadiumin “Olimpico” të Romës. Komunikimi zyrtar është dhënë pas një mbledhje të mbajtur sot nga Uefa në Nion.

Kjo do të jetë hera e parë që kampionati Europian do të zhvillohet në disa vende të ndryshme. Faza finale e 2020, nuk do të jetë vetëm në një vend, por në 12 vende të ndryshme europiane. Gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në “Uembli” të Londrës.

UEFA ka vendosur që ndeshjet e fazës së grupeve të zhvillohet në dy qytete të ndryshme.

Grupi A : Roma dhe Baku

Grupi B : Amsterdam dhe Bukureshti

Grupi C : Shën Petersburg dhe Kopenhagen

Grupi D : Londër dhe Glasgou

Grupi E: Bilbao dhe Dublin

Grupi F : Mynih dhe Budapest

UEFA ka njoftuar se 7 ndeshje do të luhen në Londër, për shkak se “Eurostadiumi” në Bruksel nuk ka plotësuar kushtet e vendosura nga Komiteti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU