Euro – Skënderbeu, “dy shpulla” Milsamit në Moldavi (video)

0
SHPËRNDAJE

 

 

skenderbeu6

Milsami – Skënderbeu 0-2

Shënues : Salihi 50′, 73′ (11m)

Gjyqtar : H.Gocek

11215754_871537936269343_5297982635781311215_n

Pjesa e parë

Pjesa e parë midis kampionëve të Shqipërisë dhe atyre të Moldavisë ka nisur e qetë dhe pa shumë raste të rrezikshme. Në minutat e para është Milsami që ka kontrollin e lojës dhe sulmon nga qendra duke arritur të bëhet disa herë i rrezikshëm sidomos me anë të topave të lartë dhe goditjeve standarte. Me kalimin e minutave Skënderbeu ambjentohet dhe fillon të bëhet i rrezikshëm. Latifi dhe Berisha janë një rrezik konstant nga krahët e sulmit dhe janë ata që krijojnë rastet më të rrezikshme. Fillimisht Berisha merr krahun duke dribluar një kundërshtar por krosimi i tij në zonë  nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës. Kalojnë të tjera minuta dhe Skënderbeu rritet në lojë me kapitenin Bledi Shkëmbi që është nismëtar i të gjitha aksioneve të korçarëve. Është pikërisht Shkëmbi ai i cili në minutën e 30-të pason shkurt nga goditja e këndit për Latifin i cili me një finte spektakolare ul në tokë dy mbrojtësa kundërshtarë, pason te Salihi në zonë por ky i fundit godet keq dhe topi përfundon jashtë.

11705221_871534986269638_3934989158171250414_n

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë e takimit ka nisur menjëherë në sulm për kampionët e Shqipërisë të cilët hidhen në kërkim të golit të avantazhit. Pas vetëm 5 minutash lojë sulmuesi shkodran Hamdi Salihi shënon pas një pasimi të Latifit. Shkodrani po tregon deri tani se ka qenë blerja më e mirë e verës pasi ka qenë vendimtar si në takimin e turit të dytë kundër Crusaders ashtu edhe në ndeshjen e sotme. Pas shënimit të golit korçarët vuajnë disi presionin e kundërshtarit por janë gjithnjë të rrezikshëm me anë të kundërsulmeve. Pas një kombinimi të bukur përpara zonës së Milsamit, Nimaga godet por topi pengohet me dorë nga mbrojtësat kundërshtarë dhe arbitri nuk ka dyshime, 11-metërsh për Skënderbeun. Hamdi Salihi është i akullt dhe nuk fal nga pika e bardhë duke i çuar shifrat në 0-2. Pas këtij goli Skënderbeu e ul rrezen e aksionit dhe mendon për t’u mbrojtur. Në minutat e fundit të takimit moldavët bëjnë një aksion shumë të bukur dhe godasin nga brenda zonës por në momentin që ishin gati për të festuar, Orges Shehi bën një pritje spektakolare dhe ruan të paprekur portën e korçarëve. Me këtë rezultat Skënderbeu vendos në kasafortë kualifikimin për në turin tjetër pasi 2 gola të shënuar në fushë kundërshtare do të jenë një “mal” shumë i vështirë për tu ngjitur nga moldavët. Fitorja bëhet akoma më e rëndësishme pasi është e para fitore europiane në transfertë për ujqërit. Kampionët ëndërrojnë pasi në rast kalimi të turit do të ishin të sigurtë për pjesëmarrjen në grupet e Europa League duke u bërë ekipi i parë shqiptar që e arrin këtë gjë.

11822445_871524692937334_5134068199413548236_n

 

Në vijim ju sjellim të dy golat e shënuar nga Hamdi Salihi :

Goli parë

Goli dytë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.