Eurobasket/ Humbje për Shqipërinë dhe Kosovën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Basketball result 1
Nga ndeshja e pare mes Gjeorgjise dhe Shqiperise

Një disfatë e hidhur për Kosovën në sfidën kualifikuese të Eurobasket 2017, të zhvilluar në Mitrovicë. Përfaqësuesja kosovare ishte e pafat në sfidën e dytë të Grupit E, por edhe mungesa e eksperiencës ndikuan në humbjen me rezultatin 70-63.

Dueli ishte i ekuilibruar prej startit, me periodën e parë që përfundoi në barazim 17-17, ndërsa Kosova fitoi me dy pikë në periodën e dytë, duke shkuar në pushimin e ndeshjes në avantazh 34-32. Ukraina rikuperoi disavantazhin në periodën e tretë, duke i dhënë jetë një dueli të barabartë, ku dukej tejet e vështirë të përcaktohej fituesi.

Në periodën e katërt, lodhja ndikoi te basketbollistët kosovarë, të cilët realizuan vetëm 11 pikë. Pikërisht ky element ndikoi në prishjen e balancave në parket, ndërsa në këtë situatë përfituan rivalët që realizuan 18 pikë, aq sa i mjaftuan për të fituar me 7 pikë diferencë. Doellman me 20 pikë ishte pikashënuesi më i mirë i Kosovës, ndërsa në kampin ukrainas po aq realizoi edhe Kornnienko. Përfaqësuesja kosovare renditet e fundit në Grupin E, pas dy humbjeve me Slloveninë dhe Ukrainën, ndërsa rivali i radhës do të jetë Bullgaria.

————————–

Shqipëri humbet edhe ndeshjen e dytë të Grupit F kualifikues të Eurobasket, përballë Malit të Zi. Kuqezinjtë u thyen me shifrat 73-113 në sfidën e parë të luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Një përballje e dominuar nga malazezët, që janë një prej skuadrave më të forta të basketbollit në rajon. Miqtë dominuan periodën e parë me shifrat 33-15, ndërsa avantazhi u rrit gjatë periodës së dytë, me skuadrat që shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 73-32.

Në gjysmën e mbetur të sfidës, kuqezinjtë shkuartuan diferencën, duke qenë në avantazh vetëm në periodën e katërt, me rezultatin 23-19, por me humbjen që ishte e paevitueshme, krenaria e shfaqur në parket shërbeu vetëm për të shkurtuar diferencën në rezultatin përfundimtar.

Pikashënuesi më i mirë i Shqipërisë, por edhe i gjithë ndeshjes ishte amerikani i natyralizuar, Rashaun Broadus, me 23 pikë të realizuara, ndërsa për malazezët Vuçeviç shënoi 19 pikë. Pas dy humbjeve me Gjeorgjinë dhe Malin e Zi, Shqipëria renditet e fundit në grup, me 2 pikë, aq sa ka edhe Sllovakia, rivali direkt i kuqezinjve në Eurobasket 2017, me të cilin do të përballemi më 7 Shtator/Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.