EuroBasket/ Përcaktohen gjysëmfinalistët (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Lituania ka impresionuar duke mundur në çerekfinale Italinë 95-85 e udhëhequr nga gjiganti Jonas Valanciunas. Në gjysëmfinale ka kaluar edhe Serbia që mundi pa shumë vështirësi Republikën Çeke me rezultatin 89-75 ku diferencën e bënë lojtarët e stolit. Lituania dhe Serbia do të ndeshen mes tyre ditën e premte për të përcaktuar njërin finalist të Europianit ndërsa dy gjysëmfinalistët e tjerë janë Franca dhe Spanja të cilët do të ndeshen sot për të përcaktuar finalistin tjetër. Duhet sqaruar që njëkohësisht do të zhvillohet edhe “mini-çerekfinalja” e humbësve me çiftet Greqi-Letoni e Çeki-Itali për të përcaktuar skuadrën e tretë europiane që do të marrë pjesë në lojërat e ardhshme Olimpike.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.