Eurobasket/ Serbia fiton Europianin por u përdhoset flamuri gjatë ceremonisë (video)

0
SHPËRNDAJE

Para pak ditësh Kombëtarja e basketbollit të femrave të Serbisë fitoi për herë të parë në historinë e saj Kampionatin Europianin duke mundur në finale Francën 76-68. Edhe pse nuk shiheshin si pretendente, Serbia mundi të thyejë parashikimet dhe të fitojë kupën, e udhëhequr kryesisht nga dyshja e saj e dalluar Ana Dabovic dhe Sonja Petrovic.

Mirëpo në ceremoninë e mbylljes në Budapest, organizatorët hungarezë të cilet i dhuruan trofeun Serbisë, shpalosën flamurin me ngjyrat serbe por pa emblemën në të. Mungesa e emblemës zyrtare zemëroi stafin serb, sidomos presidentin e Federatës Serbe të Basketbollit, Dragan Dilas që lëshoi një lumë të sharash në adresë të organizatorëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.