Eurobasket/ Spanja finalistja e parë (video)

0
SHPËRNDAJE

12015112_10153561504986271_7861073326927694150_o
Pau Gasol

Një ndeshje e luftuar deri në fund ka qenë ajo mes Francës dhe Spanjës ku vetëm pasiguria në fund i ka lënë francezët jashtë finales së madhe. Takimi gjysëmfinal ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 80-75 në favor të Spanjës e udhëhequr nga ylli i NBA, Pau Gasol që shënoi plot 40 pikë.

Me këtë fitore Spanja siguroi njëkohësisht edhe një vend në lojërat olimpike të Rios ndërkohë që Franca së bashku me Italinë e Greqinë do të kalojnë në fazën eliminatore për kualifikimin në Rio 2016. Greqia mundi Letoninë 97-90 dhe Italia mundi Çekinë 85-70 në “mini-gjysëmfinale”. Spanja do të përballet në finale me fituesen e çiftit Lituani – Serbi që do të zhvillohet ditën e sotme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.