Eurobasket/ Spanja spektakolare shpallet kampione (video)

0
SHPËRNDAJE

Para 27 mijë shikuesve që kishin mbushur përplot pallatin e sportit “Pierre Mauroy” në Lille të Francës, Spanja dhe Lituania diskutuan finalen e madhe të Eurobasket 2015. Ishte përsëri Pau Gasol ai që udhëhoqi iberikët drejt suksesit spektakolar duke mos i lënë asnjë mundësi lituanezëve. Me 25 pikë e 12 topa të kapur nën tabelë, Gasol udhëhoqi Spanjën drejt trofeut duke e mbyllur ndeshjen në 80-63. Ky ishte titulli i tretë në katër edicionet e fundit për Spanjën. Gasol u shpall lojtari i turneut ndërsa pesëshja ideale e kampionatit u shpall Gasol dhe Sergio Rodriguez gjithashtu i Spanjës, Maciulis e Valanciunas të Lituanisë dhe Nando De Colo i Francës.

Renditja përfundimtare e Eurobasket:
1. Spanja
2. Lituania
3. Franca
4. Serbia
5. Greqia
6. Italia
7. Çekia
8. Letonia
9. Kroacia
10. Izraeli
11. Polonia
12. Sllovenia
13. Belgjika
14. Turqia
15. Gjeorgjia
16. Finlanda
17. Rusia
18. Gjermania
19. FYROM
20. Estonia
21. Hollanda
22. Ukraina
23. Bosnja Herzegovina
24. Islanda

S'KA KOMENTE

Comments are closed.