VIDEO / Eurogoli i Manaj nuk mjafton për Pizën

0
SHPËRNDAJE
loading...

Seria B/ Rey Manaj shënon një gol të mrekullueshëm fluturimthi, por nuk arrin të shmangë humbjen 2-1 të Pisës në transfertë Vicencën. I futur në fushë si zëvendësues në minutën e 60-të, kur rezultati vijonte të ishte ai i minutës së parë 0-0, 19-vjecari kuqezi u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë, ndërsa 2 minuta më pas u koordinua në mënyrë perfekte në zonë me një goditje fluturimthi që përfundoi në rrjetë.

Pavaërisht avantazhit dhe epërsisë numerike që në minutën e 55-të pas ndëshkimit të Orlandos së Vicenzës me karton të kuq, skuadra e shqiptarit me trajner Genaro Gatuzon nuk mundi të merrte pikë në këtë transfertë, pasi në të 86-ën Ebagua barazoi rezultatin, ndërsa në minutën e 4 shtesë Urso shënoi golin e fitores për vendasit.

Më këtë suksesi Vicenza parakaloi pikërisht Pisën në renditje, me skuadrën toskanë që është vetëm një pikë larg zonës së fftohtë. Që kur u largua nga Pescara në muajin janar Manaj është aktkvizuar në nëntë takime te Pisa, ndërsa goli i vetëm i shënuar është pikërisht ky ndaj Vicencës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.