EuroKukësi, sot është radha jote!

0
SHPËRNDAJE

Pak histori

Sot në ora 19:30 zhvillohet në Tiranë takimi i shumëpritur i raundit të dytë kualifikues të Ligës së Europës mes ekipit tonë Kukësi dhe Mladost të Podgoricës. Është hera e tretë e Kukësit në Kupat Europiane pasi siç dihet ka vetëm tre vjet që merr pjesë në nivelin më të lartë të kampionatit tonë kombëtar që e quajmë Superiore, e në po këto tre vjet bëhet me meritë nënkampion i Shqipërisë. Duhet të jetë një rast shumë i rrallë, ndoshta unikal edhe në shkallë botërore, sidomos po ti shtojmë edhe që Kukësi është dy herë finalist i Kupës së Shqipërisë. Nuk ja ka dalë të bëjë të vetin asnjërin prej trofeve madhorë por ka një rekord origjinal, ka përshkruar tre ture të Kupave Europiane, si askush tjetër. E tash, Kukësi që synon të kaloje Mladostin e Podgoricës për të mbërritur në turin e tretë.

Ndeshjet e EuroKukësit

2013-14
Flora Tallinn EST – Kukësi 1-1 (Gerhard Progni),
Kukësi – Flora Tallinn EST 0-0,
Kukësi – Sarajevo BIH 3-2 (Yll Hoxha, Lazar Popović, Igli Allmuça),
Sarajevo BIH – Kukësi 0-0,
Kukësi – Metalurh Donetsk UKR 2-0 (Lucas Damián Malacarne, Renato Malota),
Metalurh Donetsk UKR – Kukësi 1-0,
Kukësi – Trabzonspor TUR 0-2,
Trabzonspor TUR – Kukësi 3-1 (Lazar Popović).

2014-15
Kairat Almatı KAZ – Kukësi 1-0,
Kukësi – Kairat Almatı KAZ 0-0.

2015-16
Kukësi – Torpedo-BalAZ Zhodino BLR 2-0 (Jean Agostino da Silva Carioca, Pero Pejić),
Torpedo-BalAZ Zhodino BLR – Kukësi 0-0,
Kukësi – Mladost Podgorica MNG
Mladost Podgorica MNG – Kukësi

2013-14 Igli Allmuca (Kukesi) pas golit ndaj Sarajevos korrik
Igli Allmuça pas golit ndaj Sarajevos Liga e Europës 2013-14

Çdo gjë gati për të ribërë histori

Në kampin kuksian duken të gjithë optimistë, sidomos trajneri Marcelo Troisi i cili thotë: “Po bëmë mirë detyrat tona, jemi në rregull. Fati ynë i mirë është se lojtarët që kanë ardhur, flas kryesisht për brazilianët, por edhe për Muçën dhe ndonjë tjetër, janë në formë”.

Por duhet bërë kujdes pasi dihet që euforia e tepërt është e dëmshme dhe Kukësi këtë e ka provuar vetë duke u eliminuar para një viti nga kazakët e Kairat, vetëm një vit pasi eliminohej deri një hap larg nga grupet e Ligës së Europës.

Në këtë ndeshje pritet një prani e madhe shikuesish për të mbështetur ekipin e Kukësit pasi jo vetëm që bileta kushton më lirë, por edhe se shkalla e vështirësisë është rritur dhe tani tifozët kuksianë e ndjejnë më tepër rëndësinë e kësaj ndeshje në krahasim me përballjen kundër bjelloruseve të Torpedo Zhodino.

Minuta90.com i uron nje fitore të pastër ekipit kuksian. Forca EuroKukësi, sot është radha jote!

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.