Europa League, Agolli, Sadiku dhe Kukeli eliminohen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

europa-league-trophy
Nuk arrin të bëjë mrekullinë Karabaku i Ansi Agollit në ndeshjen e fundit të Grupit J në Europa League duke i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni. Në Azerbajxhan, kampionët në fuqi pritën Fiorentinën ku u mundën me rezultatin 2-1. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua titullar duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive. Në të 19-ën ai bllokoi në mënyrë të rregullt Chiesën, ndërsa në minutën e 42 ishte Tatarusanu ai që i mohoi kënaqësinë e golit me një pritje fantastike. Golat e Fiorentinës u shënuan në minutën e 60 nga Vecino dhe 16 minuta më pas nga Chiesa, ndërsa Reynaldo barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 73. Me këtë humbje Karabaku zbret në vendin e tretë duke i dhënë një asist PAOK-ut që kaloi 2-0 Slovan Liberec me nga një gol të shënuar në çdo pjesë.

Dështon në misionin për t’u kualifikuar edhe Zyrihu që u mund 2-0 nga Osmanlispor në Turqi. Vendasit i realizuan të dy golat në pjesën e dytë. Burim Kukeli u aktivizua titullar në këtë sfidë, ndërsa Armando Sadiku hyri në fushë në minutën e 60 por nuk arriti të bënte asgjë për skuadrën zvicerane që e mbyll grupin L në vendin e fundit me 6 pikë. Në takimin tjetër, Villarreal kaloi 2-1 Steaua Bukureshtin me gola të Sansones dhe Tigueros, ndërsa në krahun tjetër ishte Achim ai që shënoi golin e vetëm për rumunët. “Nëndetësja e verdhë” kalon si e dyta e grupit me 9 pikë, duke lënë pas rivalët ballkanas me 6 pikë. Në grupin H, Shakhtar Donetsk kaloi 4-2 Bragën për të siguruar suksesin e 6 në po kaq ndeshje. Dy gola për Krivtsov dhe për Taison zhvlerësuan rrjetat e Stojkovic dhe Vukcevic. Braga nuk arrin të kualifikohet për më tej pasi është Genk që siguron biletën. Belgët fituan 1-0 në transfertën e Konyaspor me një gol të shënuar në minutat e fundit, duke u ngjitur në vendin e dytë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.