Europa League / Barazon Manchesteri, bie Ajax

0
SHPËRNDAJE

Europa League / Manchester United barazoi 1-1 në fushën e Rostovit, ku nuk zhvilloi një ndeshje të mirë, megjithatë ky rezultat favorizon ndjeshëm skuadrën e Mourinhos për të vijuar më tej. Mkhitarian realizoi një gol të thjeshtë në minutën e 35-të pas asistit të Ibrahimoviç, por në pjesën e dytë një gabim në rreshtim e mbrojtjes së United i dha mundësi Boukharov të barazonte shifrat.

Më një këmbë në cerekfinale Anderlehti, që fitoi 0-1 me Apoel Nikosian në Qipro. Goli i vetëm i kësaj sifde u shënua nga Stanciu në minutën e 29-të.

Kopenhagen iu imponua 2-1 Ajaksit të Amsterdamat, rezultat që lë gjithcka të hapur për përballjen e kryeqytetit holandez. Pa u mbushur 1 minutë lojë, Grankvit nxorri të lirë me një pasim të zgjuar Falk, që përballë portierit prirët me portën e dërgoi topin në rrjetë.

Në të 32-ën Dolberk kthey baraspeshën në rezultat, ndërsa në të 60-tën Cornelius kërceu fuqishëm me kokë për golin e 2-1.

Shënojnë harkëtarët 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por gjyqtari anulon golin për ndërhyrje të gabuar të Dolberg.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.