Europa League/ Daja: Ia dimë pikat e dobëta kundërshtarit

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Së bashku me mesfushorin e Skënderbeut, Liridon Latifi në konferencen për shtyp për ndeshjen e nesërme ndaj Mlladas ka dalë edhe tekniku Ilir Daja i cili është shprehur se i kemi studiuar mjaft mirë çekët dhe iua dimë pikat e dobëta.

“Është një ndeshje e vështirë. Mllada ka shumë kualitet dhe luajnë shumë mirë në grup, por edhe ne kemi kualitetet tona. Pjesë e Skënderbeut janë lojtarë shumë të mirë. E kemi studiuar mirë kundërshtarin dhe e dimë mirë ku janë pikat e dobëta. Nuk duhet të harrojmë asnjë moment rritjen e futbollit Shqiptar dhe arritjet tona. Ne kemi marrë infot e duhura për Mladën dhe futemi ne fushën e lojës të qetë dhe me besim që do arrijmë suksesin që duam”, u shpreh tekniku Daja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.