Europa League/ Daja: Ja si e mposhtim Mlladen

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Europa League/ Skënderbeu duhet të fitojë të enjten në mbrëmje në “Elbasan Arena” për të shkuar në “Play-off” të Europa League. Mjafton edhe 1-0 ndaj çekëve të Mladës, të cilët e fituan 2-1 ndeshjen e parë. Trajneri Ilir Daja po mendon strategjinë, që do të ndjekë për ta kualifikuar skuadrën e tij. Ai ka parë tashmë edhe ndeshjen e parë në kampionat të Mladës, ku ajo u mund në fushën e saj nga Sigma. E di shumë mirë, ku duhet të fokusohen të tijtë për ta goditur kundërshtarin.

Trajneri Daja ka vlerësim maksimal për ekipin çek, veçanërisht për lojën sulmuese të tij, ku është edhe më i rrezikshëm. Kreu i stolit korçar e di që Mlada ka defekte në lojën mbrojtëse dhe do të mundohet ta rreshtojë ekipin në mënyrë të tillë, që të ketë efikasitet në sulm. Për këtë ai mendon të hedhë në fushë nga minuta e parë Enis Gavazajn, i cili do të zërë vendin e Takut. Gavazaj punon më mirë me topin dhe krijon hapësira për lojtarët e tjerë të sulmit.

Forma fizike e lojtarëve të Mladës bie pas minutës së 70-të dhe trajneri Daja e ka kuptuar mirë këtë fakt. Në këtë moment të ndeshjes ai do të bëjë lëvizjet e veta për të pasur më shumë forcë në sulm. Ndeshjen e së enjtes pritet ta nisë titullar sulmuesi nigerian James, kurse Plaku do të ulet në stol, për t’u aktivizuar në pjesën e dytë. Për Jashanicën nuk ka probleme serioze dhe do të luajë titullar, ndërkohë që rikhtimi i madh është ai i Sabjen Lilajt.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.