Europa League: fitojnë Ajax dhe Fenerbahce, “ngec” Southampton

0
SHPËRNDAJE

milikJanë luajtur mbrëmjen e enjte takimet e para të playoff të Europa League. Ajax ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 kundër çekëve të Jablonec falë një goli të sulmuesit polak Milik në minutën e 54’, i cili shndërroi në gol një goditje nga pika e bardhë e penalltisë. Fenerbahce e cila këtë vit ka qenë protagoniste në merkato, ka arritur të fitojë vetëm në minutat e fundit të takimit me anë të një goli me kokë të Robin Van Persie, i cili edhe në këtë ndeshje u nis nga stoli. Ndërkohë Southampton nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër danezëve të Midtjylland. Këta të fundit kanë arritu të kalojnë në avantazh në pjesën e parë dhe Southampton arriti të barazonte në fillim të pjesës së dytë me anë të një penalltie të Rodriguez. Në takimet e tjera vlen për tu theksuar humbja 3-2 e AZ Alkmaar ndaj Astra Giurgiu. Hollandezët ishin në avantazh 0-2 por rumunët kanë arritur të përmbysin çdo gjë duke shënuar 3 gola.

Në vijim ju sjellim edhe tabelën e plotë të rezultateve të takimeve të para:

rezultatet el1

rezultatet el2

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.