Europa League/ Ja si u paraqitën legjionarët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Andi Lila me Janinen GRE
Lila

Oleksandriya (Ukraine) – Hajduk Split (Kroaci) 0-3. Një fitore e pastër dhe bindëse që përkthehet me një kualifikim të sigurtë për në raundin tjetër për ekipin e njohur kroat. Hysen Memolla i sapokaluar te Hajduk ishte në stol por nuk u aktivizua.

Lokomotiva Zagreb (Kroaci) – Vorskla (Ukraine) 0-0. Për vendasit mungoi Herdi Prenga ndërsa Endri Cekici hyri në lojë në ’89 për të zëvendësuar Eros Grezdën në një barazim që lë cdo gjë të hapur. Te Vorskla ka luajtur deri vitin e kaluar Armend Dallku, ndërsa tani është aty vëllai i tij Ardini por që ende nuk ka arritur te ekipi i parë.

Basaksehir (Turqi) – Rijeka (Kroaci) 0-0. Asnjë gol në këtë sfidë gjatë së cilës Sokol Cikalleshi luajti vetëm pesë minutat e fundit për ekipin turk.

Luzern (Zvicer) – Sassuolo (Itali) 1-1. Përballje emocionuese për Jahmir Hykën në Kupat e Europës përballë një ekipi italian por një penallti e humbur në ’65 i hoqi fitoren nga duart zviceranëve. Për titullarin Hyka, tashmë prej vitesh i Luzern, karton i verdhë dhe zëvendësim në ’54.

Aberdeen (Skoci) – Maribor (Slloveni) 1-1. Rezultat mjaft i mirë për fituesit e kupës së Sllovenisë por vazhdon të mos grumbullohet Valon Ahmedi. Ndoshta një huazim apo shitje diku tjetër për shqiptarin?

AZ (Hollande) – PAS Janina (Greqi) 1-0. Rezistoi mjaft mirë por nuk shmangu dot humbjen ekipi ku luan Andi Lila. Edhe këtë herë 90 minuta për luftëtarin e Kombëtares sonë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.