Europa League / Korça në alarm, luan Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Ndeshja e kthimit që Skënderbeut do të zhvillojë ditën e enjte në orën 20:00 në Stadiumin “Skënderbeu” në kuadër të turit të dytë të Europa League-s do të shoqërohet nga masat e rrepta të kontrollit nga ana e forcave policore dhe FNSH-së.

Plot 250 policë mësohet se do të jenë në gadishmëri për këtë takim për të ruajtur rendin dhe qetësinë brenda dhe jashtë stadiumit për zhvilimin e një takimi kaq të rëndësishëm në kushte normale.

Nuk dihet ende nëse do të ketë tifozë kazakë, por nëse vijnë, atyre ju është përcaktuar vendi i qëndrimit, që do të jetë tribuna E dhe do të shoqërohen nga mbërritja deri në largim nga forcat e policisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.